VIDEO/ VAR-i mban gjallë Skënderbeun, Teuta vazhdon të “lundrojë” pranë zonës së rrezikshme









Teuta dhe Skënderbeu ndanë pikët në Durrës, pas një barazimi pa gola në sfidën e javës së 27-të të “Abissnet Superiore”.

bandicam 2022-04-03 18-33-58-781

Sfida nisi me një ritëm të ulët nga të dyja skuadrat, ku rastet ishin të pakëta.

Ndeshja u ndez vetëm në fund, ku miqtë patën disa raste për gol, por ky erdhi nga ana e Teutës. Gjithsesi goli i Jazxhisë u anulua nga VAR-i, për t’i ndarë skuadrat në paqe.

REZULTATI LIVE:

TEUTA 0-0 SKËNDERBEU

MINUTË PAS MINUTE:

90+10’ Mbyllet sfida.

90+10’ Zguro kroson topin drejt zonës, por topi ndalet në duart e Qirkos

90+5’ Juxhin Xhaja merr konfirmimin nga VAR-i. Gol i parregullt për Teutën për pozicion jashtë loje të Jazxhis.

90+2’ GOOOOOOL TEUTA 1-0/ Jazxhi merr një pasim të bukur nga Daja dhe shënon në portën e mbrojtur nga Rexhepi, por pritet sinjalizimi nga sistemi VAR nëse goli është i rregullt apo jo.

90’ Mara lëshon një gjuajtje fantastike nga jashtë zone, por topi përfundon jashtë.

87’ Lorenco Vila tenton të surprizojë Rexhepin, por goditja e tij shkon jashtë.

86’ Dy zëvendësime në radhët e Teutës. Largohen Emiljano Vila dhe Todorovski, në vendin e tyre Daja dhe Gruda.

86’ Ndërhyrje e parregullt nga ana e Peposhit, të cilin gjyqtari e ndëshkon me të verdhë.

81’ Vazhdojnë tensionet midis Aleksit dhe Berishës. Gjyqtari i ndëshkon të dy me karton të verdhë.

80’ Ndërhyrje e parregullt nga ana e Moraesh. Xhaja e ndëshkon me karton të verdhë.

79’ Aleksi bën një ndërhyrje ndaj Berishës. Ndizen gjakrat mes dy lojtarëve.

76’ Zëvendësim te Teuta. Largohet Akuah dhe në vendin e tij futet Rubin Hebaj.

75’ Kotobelli kroson drejt zonës dhe Emiljano Vila tenton me kokë, por goditja e tij ndalet në traversë.

72’ Krosim i Zguros nga goditja e këndit dhe Shehi lëshon një gjuajtje me kokë që shkon lart kuadratit.

71’ Mara tenton të gjejë shokët e tij me një pas, por topi largohet në goditje këndi.

68’ Zëvendësim te Skënderbeu. Largohet Dumfur dhe në vendin e tij futet Nikaj.

64’ Zguro hedh një krosim të bukur në zonë, por Qirko arrin ta devijojë topin duke i mohuar miqve një gol të sigurt.

60’ Peposhi tenton të surprizojë me një goditje nga distanca portierin Rexhepi, por goditja e tij shkon shumë larg portës së korçarëve.

58’ Gjyqtari ndalon lojën pasi tre lojtarë janë të shtrirë në fushë. Akuah për Teutën dhe Berisha me Vangjelin për Skënderbeun.

53’ Një krosim në zonë nga Kotobelli largohet nga ana e Rexhepit, por duket se Dajan Shehi ka ngelur i dëmtuar prej një përplasje. Mbrojtësi është larguar momentalisht nga fusha e lojës.

52’ Zëvendësim te Teuta. Largohet Hyka dhe në vendin e tij futet Emiljano Vila.

51’ Një top i kthyer keq nga Jazxhi, por Qirko arrin ta kontrollojë dhe largon rrezikun.

46’ Zëvendësim te Teuta. Largohet Plaku ,në vendin e tij futet Peposhi.

46’ Starton pjesa e dytë.

45+2’ Mbyllet pjesa e parë.

45+1’ Hyka tenton një krosim për Plakun, por topi largohet nga Dumfur.

45’ Gjyqtari i katërt akordon vetëm 1 minutë shtesë.

44’ Berisha merr një top të bukur në hyrje të zonës, por Akuah ndërhyn mrekullisht për t’i mohuar një rast të pastër për miqtë.

41’ Akuah tenton të shënojë pas një ngatërrese në zonën e Skënderbeut, por tentativa e tij shkon mbi kuadrat.

38’ Mara tenton një goditje të bukur nga larg, por topi ndalohet nga Jazxhi. Lojtarët e Skënderbeut kërkojnë 11-metërsh. Loja vazhdon.

32’ Zguro hedh një krosim në zonë, por Qirko e kupton dhe e thith topin menjëherë.

30’ Zëvendësim te Skënderbeu. Largohet Jurgen Vrapi nga fusha e lojës për shkak të një dëmtimi, në vendin e tij Kosta Vangjeli.

29’ Ka një lëvizje në stolin e Skënderbeut. Kosta Vangjeli bëhet gati të hy në fushë.

28’ Pusi fiton një duel në ajër me Beqjan, por Xhaja e shikon si të parregullt. Goditje dënimi për Teutën.

23’ Një kundërsulm i shpejtë nga Akuah, por Zguro e ndalon nga mbrapa. Karton i verdhë për kapitenin e Skënderbeut.

22’ Berisha merr një top të bukur brenda në zonë, i cili hedh një pas për Pusin, por Pano Qirko e ndalon.

19’ Akuah tenton të pasojë një top në thellësi, por përfundon në duart e Rexhepit.

15’ Një tjetër ndërhyrje e gabuar e Aleksit, i cili merr paralajmërimin e parë nga Juxhin Xhaja.

11’ Skënderbeu tenton të nis një kundërsulm me Pusin, por kapiteni Aleksi bën një ndërhyrje të parregullt në mesfushë.

9’ Topi mbahet nën kontroll nga lojtarët e Skënderbeut në zonën e tyre.

3’ Kotobelli tentoi të surprizonte Rexhepin me një goditje, por tentativa e tij shkon mbi kuadrat.

2’ Dumfur bën një ndërhyrje të gabuar ndaj Hykës. Goditje dënimi në pozicion të favorshëm për Teutën.

1’ Starton sfida në “Niko Dovana”.

FORMACIONET ZYRTARE:

TEUTA: Qirko, Jazxhi, Todorovski, Kotobelli, Aleksi, Akuah, Beqja, L.Vila, Hyka, Daci, Plaku. Trajner: Renato Arapi

SKËNDERBEU: Rexhepi, Zguro, Sadriu, Shehi, Dumfur, Vrapi, Zhan Viktor, Moraesh, Mara, Berisha, Pusi. Trajner: Skënder Gega.

WhatsApp Image 2022-04-03 at 4.44.02 PM

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.