VIDEO/ Vezë, proshutë dhe fasule, britaniku gatuan mëngjesin duke përdorur vetëm rrezet e diellit

video veze proshute dhe fasule britaniku gatuan mengjesin duke perdorur vetem rrezet e diellit
video veze proshute dhe fasule britaniku gatuan mengjesin duke perdorur vetem rrezet e diellit

Britania është duke u përballur me temperatura ekstreme në ditët e fundit, ndërkohë që ekstreme të të nxehtit pritet të regjistrohen edhe ditën e nesërme.

Për të dhënë një ide të situatës metë cilën janë duke u përballur qytetarët britanikë, mbi të gjitha të pamësuar me të tilla temperatura, një 30-vjeçar ka gatuar në një sipërfaqe metalike, vezë, proshutë dhe bishtaja.

Danny Haw ka postuar në TikTok pamjet të cilat janë marrë me sportivitet edhe nga ndjekësit.

“E gatuar sot. Duke përgatitur mëngjesin nën diellin anglez”, ka shkruar 30-vjeçari nga Pontefract, West Yorkshire

Danny ka zbuluar se duke pasur parasysh temperaturat e larta, ishte bërë kurioz nëse do t’ia dilte të përgatiste një vakt duke shfrytëzuar vetëm rrezet e diellit.

Në pamjet e filmuara në mesditë, Danny thyen një vezë në pjesën metalike e cila sipas tij është e vendosur mbi një frigorifer, së bashku me dy copa proshutë dhe një kanoce me fasule të pjekura.

Tridhjetë minuta më vonë, ai tregon rezultatet e mëngjesit të tij të gatuar në mënyrë “natyrale”.

“Nuk kam parë kurrë një mot të tillë në Britani, kështu që mendova të shohim nëse nxehtësia mund të na ndihmonte edhe në gatim. E lashë të gatuhej për rreth 30 minuta.

Nuk e hëngra, por provova vezën e parë. Ishte më shumë një eksperiment argëtues dhe funksionoi.

Nuk mendoja që eksperimenti im të kishte kaq shumë shikueshmëri, duke arritur që të shihet nga gjysmë milioni njerëz”, deklaroi ai.

@dannyhaw #outdoorcooking #ukheatwave2022 #cookingonfridge #mixgrilltomorrow? ♬ original sound – Danny Haw

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts