VIDEO/ Xhaka bën gjestin e mrekullueshëm, futet në konferencën për shtyp dhe i dorëzon Petkoviçit…






Granit Xhaka ishte padiskutim lojtari më i mirë i ndeshjes saqë u vlerësua dhe nga UEFA si lojtari më i mirë i takimit Francë-Zvicër, ndeshje ku helvetët morën kualifikimin heroik ndaj kombëtares transalpine pas goditjeve të 11-metërshave.

bandicam 2021-06-29 13-16-44-221

Mesfushori i Arsenalit dhuroi një super asist tek goli i barazimit të 3-3 në minutën e 90′ me autor Gavranoviç. Xhaka ka bërë një gjest të mrekullueshëm në konferencën për shtyp pas ndeshjes, ku trajneri i Zvicrës, Vladimir Petkoviç ishte duke folur për këtë kualifikim, lojtari me origjinë shqiptare hyri në këtë konferencë dhe përpara se të ulej i dhuroi çmimin si lojtari më i mirë trajnerit Petkoviç, duke i thënë që ky është trofeu juaj.

Një gjest i mrekullueshëm saqë kjo video u bë menjëherë virale. Zvicra në Grupin A u rendit në vendin e tretë në kuotën e 4 pikëve dhe eci më tej si e treta më e mirë, dhe më pas duke u kualifikuar ndaj Francës në 1/8 dhe në çerekfinale kombëtarja helvete do të gjejë Spanjën në një sfidë që premton gjithçka.

Xhaka i dorëzon çmimin trajnerit Petkoviç on Vidnews.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *