VIDEO/ Zbulohet koreografia në Durrës, ja surpriza e tifozëve para ndeshjes që vendos titullin






Teuta është vetëm një ndeshje larg titullit kampion. Durrsakët presin në shtëpi Apoloninë dhe një fitore me goleadë, do i jepte titullin kampion skuadrës së Martinit.

189391477_496071694963562_8709310427219259739_n (1)Foto: P. Pashollari

 Vëmendja e të gjithë tifozëve të Teutës është një “Niko Dovana”, aty ku do të dëshironin të ishin për këtë ditë të veçantë.

Megjithatë në pamundësi për të qenë në shkallët e stadiumit, tifozët kanë menduar që aty të shpalosin një banderolë. Lojtarët dhe ata që e ndjekin ndeshjen nga TV, do të kenë mundësinë të shikojnë banderolën në fillim, por edhe gjatë ndeshjes, pasi do të qëndrojë aty deri në fund.

Gjithashtu në stadium është edhe një banderolë për presidentin Edmond Hasanbelliu. “Teuta ka dhe do ketë vetëm një president, zoti Hasanbelliu”, shkruhet në banderolë.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *