VIDEO/ Zëvendësimi që ndryshoi gjithçka, përmbysje e çmendur në Serinë A. Shënohen 3 gola në 15 minutat e fundit

SHPËRNDAJE

Një ndeshje e çmendur ka qenë ajo e ditës së sotme në Serinë A, mes Tornios dhe Sasuolos, e cila u mbyll me fitoren e torinezëve me rezultatin 3-2. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-2 në favor të Sasuolos, pasi kishte shënuar Berardi dy herë në minutat 6’ dhe 38’.

TORINO

Kur të gjithë mendonin se kjo do të ishte një fitore e lehtë për Sasuolon, gjithçka ndryshoi me hyrjen e Simone Zaza në fushën e lojës. Sulmuesi italian inkuadrohet në minutën e 72’ dhe 5 minuta më pas gjen golin e parë për skuadrën e tij.

Në minutën e 87’ ishte Mandragora, i cili vendosi baraspeshën, ndërsa në minutën e 92’ erdhi edhe përmbysja e madhe. Ishte përsëri Zaza, i cili pas një asisti perfekt të Ansaldit, gjuan bukur për ta ndalur topin në fundin e rrjetës dhe për t’i dhënë fitoren skuadrës së tij.

PANORAMASPORT.AL





Te lidhura



Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *