VIDEO/ Zvicra likuidon Turqinë, dy supergolat e Shaqirit mbajnë gjallë shpresat për kualifikim






Zvicra ka fituar ndaj Turqisë me rezultatin 3-1 falë një super Xherdan Shaqiri i cili realizoi një dopietë dhe zhvilloi një super paraqitje ndaj kombëtares ballkanase.

bandicam 2021-06-20 17-56-00-124

Ndeshja u hap me golin e Harris Seferoviç në minutën e 6’, më pas dyfishimi erdhi nga “perla” e Xherdan Shaqirit nga afërsia e zonës në minutën e 26’.

Rezultati u shkurtua nga Kahvexhi me golin e tij në minutën e 61’ dhe pas 7 minutash ishte sërish Shaqiri i cili realizoi përsëri me një supergol dhe duke e përfunduar këtë takim në 3-1.

Zvicra në Grupin A të EURO 2020 renditet në vendin e tretë në kuotën e 4 pikëve dhe ka ende shpresa për kualifikim si e treta më e mirë.

Turqia skualifikohet nga ky kompeticion duke e mbyllur me zero pikë. Grupin A e kalojnë direkt Italia me 9 pikë si kryesuese e grupit dhe Uellsi me 4 pikë.

FT | ZVICËR 3-1 TURQI

Seferoviç 6′, Shaqiri 26′ , 68′ / Kahvexhi 61′

KOMENTI LIVE:

PËRFUNDON SFIDA!

90+2′ Zvicra kryen zëvendësimin e fundit teksa largon Vidmerin për Mbabunë.

90′ Arbitri i katërt akordon 3 minuta shtesë!

86′ Turqia largon Hakan Çalhanollunë për Tokëz.

85′ Zvicra kryen dy zëvendësime, largohen Embolo dhe Zuber përf t’i bërë vend Admir Mehmedit dhe Benitos.

80′ Turqia kryen dy zëvendësimet e rradhës, largohen autori i golit Kahvexhi dhe Xhengiz Ynder për t’i bërë vend Kokxhu dhe Karaman.

77′ Granit Xhaka i pafat godet shtyllën në goditjen e dënimit për ta mbyllur përfundimisht këtë sfidë.

Shtylla e Xhakës on Vidnews.

78′ Granit Xhaka nëshkohet me karton të verdhë.

76′ Zvicra kryen dy zëvendësime largohet heroi i takimit Xherdan Shaqiri dhe Seferoviç për t’i bërë vend Benitos dhe Vargasit.

76′ Sojnxhy ndëshkohet me karton të verdhë.

75′ Çelik ndëshkohet me karton të verdhë.

70′ Hakan Çalhanollun ndëshkohet me karton të verdhë.

68′ GOOOOOOOL ZVICRA 3-1! Xherdan Shaqiri përsëri realizon një supergol teksa me anë të një kundërsulmi të shpejtë Shaqiri realizon golin e tretë për Zvicrën dhe të dytin personal!

Supergoli i Shaqirit on Vidnews.

64′ Turqia kryen dy zëvendësime, largohen Ajhan dhe Tufan dhe në vendin e tyre do të jenë Jokoslu dhe Jazixhi.

61′ GOOOOOOL TURQIA 2-1! Shkurtojnë diferencën turqit ku me anë të Kahvexhi kanë realizuar me një gol të mrekullueshëm nga jashtë zone!

Goli i Kahvexhi on Vidnews.

57′ Xherdan Shaqiri humbet përsëri rast, ku pas një ecje të shpejtë nga Embolo dhe ky i fundit e shërben mjaft bukur dhe Shaqiri e dërgon topin lart tranversës.

Rasti i artë i humbur nga Xherdan Shaqiri on Vidnews.

52′ Sërish Zvicra rrezikshëm, ku me anë të një zbritje të shpejtë Embolo provon portën, por portieri turk Çakir ishte në pozicion duke e pritur atë top dhe duke e dërguar në goditje këndi.

Rasti i humbur nga Embolo on Vidnews.

48′ Zvicra pranë golit të tretë, ku Zuber godet lehtë dhe topi përfundon në duart e portierit Çakir.

46′ Nis pjesa e dytë!

PËRFUNDON PJESA E PARË!

45′ Arbitri i katërt akordon 1 minutë shtesë!

43′ Përsëri i rrezikshëm Myldyr ku kësaj rradhe i driblon të gjithë dhe sërish bllokohet nga portieri Zomer duke e grushtuar atë top.

Rasti i humbur nga Myldyr on Vidnews.

33′ Myldyr provon përsëri, kësaj here nga jashtë zone dhe topi grushtohet sërish nga portieri Zomer.

Rasti i humbur nga Turqia on Vidnews.

28′ Shaqiri ka humbur shansin e artë për të mbyllur sfidën. Pas një kundërsulm i Shaqiri ka goditur dhe topi përfundoi jashtë.

Rasti i humbur nga Shaqiri on Vidnews.

26′ GOOOOOOOL ZVICRA 2-0! Kombëtarja helvete dyfishon shifrat me anë të një supergoli të Xherdan Shaqirit i cili provon në hyrje të zonës dhe topi përfundon në trekëndësh!

Supergoli i Xherdan Shaqirit on Vidnews.

22′ Kombëtarja turke provon sërish për të gjetur golin e barazimit, Tufan godet nga jashtë zone, por topi përfundon sipër tranversës.

16′ Reagojnë turqit me anë të Myldyr i cili provon brenda zone duke goditur, por portieri Zomer u tregua i saktë duke e grushtuar atë top.

6′ GOOOOOOOOL ZVICRA 1-0! Seferoviç me një goditje të mrekullueshme realizon për kombëtaren helvete.

Goli i Seferoviç on Vidnews.

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE:

Formacionet zyrtare ndeshja

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *