Video|Banori shtrëngon pemën për t’i shpëtuar vdekjes

13:49 12/07/2021

Një burrë u mbajt në një pemë që të mos ta merrte rryma e përmbytjeve të mëdha në Kinën veriore.

Në video, filmuar në qytetin Handan në Provincën Hebei më 11 korrik, uji me shpejtësi vërshonte në një rrugë teksa një burrë mbahej fort pas një peme për të mos u mbytur në rrjedhën e ujit.

Një tjetër klip tregon disa banorë që pluskojnë në një rrugë të përmbytur dhe një burrë që shpëton një shofer nga një kamion që u kthye përmbys gjatë kushteve të vështira atmosferike.

Asnjë viktimë nuk u raportua. Videoja u sigurua nga media lokale./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *