VIDEOLAJM/ Edi Rama i veshur me treçërekëshe dhe thes plehrash në dorë, mbledh mbeturinat në Lungonare! Thumba Dritan Lelit dhe…








Kryeministri Edi Rama të shtunën është shfaqur nga qyteti bregdetar i Vlorës, në një aksion për pastrimin e mjedisit, të cilin e ka përmbledhur me hashtagun: dashuria për vendin dhe respekti për veten.

I veshur me një palë pantallona treçerekëshe të zeza dhe me një thes plehrash në dorë, Rama u shfaq brenda një fushe sportive duke mbledhur mbeturina.

Në fjalën e tij të shkurtër për ndjekësit, kryeministri theksoi se vetëm tre minuta e ndajnë turpin nga dinjiteti më i zakonshëm që duhet të ketë një qytet, një komunitet por edhe një bashki, duke kritikuar kështu punën e kryebashkiakut të Vlorës Dritan Leli.

Vetëm tre minuta e ndajnë turpin nga dinjiteti më I zakonshëm që duhet të ketë një qytet, një komunitet por edhe një bashki. Në radhë të parë bëjnë mirë ata që vijnë dhe luajnë këtu dhe i hedhin. Ata që vijnë dhe i pastrojnë bëjnë mirë që vijnë dhe i mbledhin”, tha Rama.

edi rama11

Refuzimi i Dritan Lelit për të hequr dorë nga drejtimi i Bashkisë së Vlorës për të kandiduar për deputet nën siglën e PS në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, duket se ka shkaktuar krisje të thellë dhe të pariparueshme me kryeministrin Edi Rama.

Kujtojmë se Dritan Leli është shkarkuar nga funksionet që mbante në strukturat drejtuese të Partisë Socialiste të Vlorës. Vendimi për sharkimin e tij është marrë vetëm pak ditë pasi Leli rezuzoi të jepte dorëheqjen si kryetar bashkie dhe t’i bashkohej listës së kandidatëve socialistë për qarkun e Vlorës.

edi rama1111

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *