
Kryeministri Edi Rama ka replikuar me ndjekësit e shumtë të cilët kanë kërkuar që të përdoret nafta vendase, ajo e rafinerisë Ballshit në mënyrë që të ulet çmimi i karburanteve në vend.
Por Rama ka thënë se kjo naftë nuk mund të përdoret, pasi është e rëndë dhe rrezikon që ti çojë makinat e qytetarëve për skrap.
Gjatë kohës kur ishe në opozitë, Edi Rama si kryetar i PS-së akuzonte qeverinë e kohës se eksportonte miliona tonë naftë, ndërkohë që importonte me dyfishin e çmimit nga jashtë vendit.
Asokohe Edi Rama theksonte se kjo gjë mund të ndodhte vetëm në një vend të shitur dhe të grabitur.
Videot e fjalimeve të Edi Ramës kur ishte në opozitë janë rikthyer në vëmendje duke u bërë virale në rrjetet sociale.
Çfarë deklaronte Edi Rama:
Që Shqipëria të mos përpunojë as një ton naftë, që të çoje jashtë 1 milionë tonë naftë që nxirren jashtë çdo standardi, jo në formën e shfrytëzimit të burimit, por në formën e grabitjes së burimit dhe ndërkohë që eksporton, një milion tonë naftë, importon 650 mijë tonë në vit me dyfishin e çmimit që fiton nga eksporti!
Ku është parë kjo? Kjo mund të shihet vetëm në një vend të shitur, të tradhtuar të braktisur dhe ata që e qeverisin për ta sunduar për ta vjedhur dhe për ta rrënuar.
© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al