
Reperi i njohur Arkimed Lushaj, ose Stresi ka shkuar në selinë blu së bashku me shokët e tij në mbështetje të ish kryeministrit Sali Berisha.
Në këtë video mund të shihet reperi i njohur pranë selisë blu, i veshur sportiv dhe me kapuç në kokë. Më herët jashtë godinës ka qenë edhe babai i tij Sali Lushaj, që ka shërbyer dikur si truprojë e Berishës.
Sali Berisha është shoqëruar nga disa përkrahës të tij, të cilët kanë hyrë në hollin e selisë së PD-së dhe janë përplasur verbalisht me simpatizantë të Bashës.
© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al