VIDEOLAJM/ Qytetari i del në ‘mbrojtje’ ministres Krifca: Fjala e saj që u bë virale për ‘Akademinë e Barinjve’ nuk është tallje, duhen motivuar…









Deklarata e ministres së Bujqësisë, Frida Krifca që u bë virale disa kohë më parë kur ajo tha se do të hapet “Akademia e Barinjve” është rikthyer edhe një herë në panelin e diskutimeve para Kongresit të PS.

Një nga qytetarët e pranishëm që mori fjalën tha se për të, kjo deklaratë e ministres nuk është tallje.

“Kam marrë shkas nga një fjalë e zonjës ministre pak kohë më parë që u bë virale për Akademinë e barinjve, kjo nuk është tallje për mendimin tim.

Unë nuk e njoh ministren por e ndjek me vëmendje punën e saj takimet që bën me fermerët që i njeh të gjithë ndoshta me emra e kjo është një punë vërtet për ‘tu lavderuar, është e nevojshme, turistët s’vijnë për detin e malin por për produktin shqiptar që e prodhojnë duart tuaja, e nevojshme t’i motivojmë barinjtë, blegtoria zë një vend të vecantë në tavolinat tona”, tha qytetari.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.