VIDEOLAJM/ Të “vjetrit” e PS shpërfillin djalin e të shpallurit non grata! Braçe bën për të qeshur Pandeli Majkon dhe Mimi Kodhelin. Shikoni momentet









Deputeti veteran i PS, Pandeli Majko është rikthyer në Parlament, pasi zëvendësoi Alqi Bllakon, i cili u arrestuar për aferën e inceneratorëve.

Në mbledhjen e sotme të seancës parlamentare, Majko është parë krah Mimi Kodhelit, të cilët diskutojnë me Erion Braçe. Nuk dihet se çfarë po i thotë Braçe, por shihet se Majko dhe Kodheli qeshin me ato çfarë po i tregon deputeti.

Ndërkohë dy karrige më tutje ndodhet ligjvënësi tjetër socialist, Ornaldo Rakipi, babai i të cilit, Aqif Rakipi dy ditë më parë u shpall non grata nga SHBA.

Tre të vjetrit e PS, nuk e përfshijnë në diskutim deputetin e ri, i cili afrohet në vendin e tij, duke parë telefonin.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.