Videoskandali i kryebashkiakut të Divjakës, Korreshi: Arrogant! Taksat e qytetarëve nuk dihet ku shkojnë, plehrat mblidhen me sfurk

videoskandali i kryebashkiakut te divjakes korreshi arrogant taksat e qytetareve nuk dihet ku shkojne plehrat mblidhen me sfurk
videoskandali i kryebashkiakut te divjakes korreshi arrogant taksat e qytetareve nuk dihet ku shkojne plehrat mblidhen me sfurk

Deputeti, Saimir Korreshi në një intervistë për News24 foli për videon e publikuar ku dëgjohej kryetari i Bashkisë së Divjakës, Josif Gorrea teksa ofendonte banorët, pas ankesave dhe protestave të zhvilluara nga ana e tyre për problemet në zonë.

Gjatë kësaj interviste Korreshi, gjithashtu ngriti shqetësimin e mbetjeve duke thënë se qytetarët duhet të përballen me një situatë tejet shqetësuese.

“Është përgjigjur në mënyrë arrogante. Videon ma kanë dërguar qytetarët dhe e publikova. Aty është një zonë dhe një situatë tragjike ku përveç hajdutërisë, siç e dini  aty është një mal plehrash. Kur ndizet kundërmon e gjithë zona. Bëhet një situatë e padurueshme”, ka thënë ai.

[embedded content]

Fusha e plehrave u shpreh më tej deputeti është rihapur në duke dëmtuar ‘mushkëritë’ e Lushnjes.

“Është skandaloze se si taksat që mblidhen nuk dihet ku shkojnë dhe plehrat vazhdojnë të mblidhen me sfurk. Qytetarët më kanë bërë me dije se do t’i vazhdojnë protestat, unë do të jem me ta”, ka thënë ndër të tjera Korreshi.

[embedded content]

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts