Vietnami burgos pesë gazetarë për postime ‘anti-shtetërore’ në Facebook

Një gjykatë vietnameze dënoi pesë gazetarë me burgim dhe i ndaloi ata të punojnë për tre vjet, njoftoi media shtetërore, pasi ata u dënuan për përhapjen e përmbajtjes antishtetërore në Facebook.

Ata u shpallën fajtorë për “abuzim të të drejtave dhe lirive demokratike duke cenuar interesat e shtetit” , tha  Agjencia shtetërore e lajmeve e Vietnamit (VNA).

Gazetarët krijuan një gazetë të quajtur Bao Sach (Gazeta e pastër) në Facebook, e cila, sipas aktakuzës së cituar nga VNA, përmbante përmbajtje që shtrembëronte informacionin dhe shpifte për qeverinë.

“Veprat e kryera nga të pandehurit gjithashtu shkaktuan konfuzion, dyshim në mesin e njerëzve,” tha ai.

Autoritetet në Vietnam ndalojnë rregullisht përdoruesit e mediave sociale për postimin e përmbajtjes “anti-shtetërore”.

Truong Chau Huu Danh, një ish-raporter dhe udhëheqës i grupit, u dënua me katër vjet e gjysmë burg ndërsa të pandehurit e tjerë u dënuan me burgim nga dy deri në tre vjet, tha VNA.

Të pestë do të ndalohen të punojnë në profesionin e tyrepër tre vjet pasi të dalin nga burgu.

Zëvendësdrejtori i Azisë për Human Rights Watch me bazë në Nju Jork, Phil Robertson tha se Vietnami nuk duhet t’i trajtojë mediat si “armiq të shtetit”.

“Edhe pse shumë gazetarë burgosen, kjo nuk do t’i ndalojë njerëzit të ankohen ose të kërkojnë reforma në Vietnam,” tha Robertson.

“Qeveria duhet të pranojë se gazetarët dhe mediat e pavarura janë aleatë të qeverisjes së mirë.”

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *