Vijimi i vettingut/ ONM kërkon zgjatjen e mandatit të KPK-së: Është e rëndësishme për të përfunduar procesin! Afatet të përcaktohen me “Venecian”





vettingu

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit është pro zgjatjes së mandatit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për vijimin e procesit të vettingut.

Vëzhguesit ndërkombëtar mbështesin nismën e mazhorancës të cilët kërkojnë ndryshime kushtetuese për të bërë të mundur zgjatjen e mandatit të institucionit të shkallës së parë të vettingut.

Përmes një njoftimi për mediat të publikuar në faqen e Bashkimit Europian, ONM thekson rëndësinë për shtyrjen e afateve kohore për KPK-në dhe Komisionerin Publik.

Për afatet, ONM thotë se këtë duhet të vendosin vetë autoritetet shqiptare, në konsultim me Komisionin e Venecias.

“Në përputhje me mandatin e monitorimit që i është dhënë ONM-së nga Kushtetuta e Shqipërisë, ONM konsideron se është me rëndësi parësore që të përfundojnë të gjitha rastet e verifikimit në pritje në periudhën më të shkurtër të mundshme kohore, duke ruajtur konsistencën dhe integritetin e procesit. Për të arritur këtë rezultat, është e nevojshme një zgjatje e kufizuar në kohë e mandatit kushtetues të anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe të Institucionit të Komisionerëve Publikë. Kjo do t’i lejojë dy organet të përfundojnë të gjitha rastet në të cilat ka filluar hetimi. Është në kompetencën e autoriteteve shqiptare të përcaktojnë afatet e sakta të një shtrirjeje të tillë, në konsultim të ngushtë me aktorët përkatës, përfshirë Komisionin e Venecias”, thuhet në reagimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Mandati i dy institucioneve të vettingut, KPK-së dhe Komisionerit Publik përfundojnë në muajin qershor të vitit të ardhshëm. Javën e kaluar, mazhoranca propozoi zgjatjen e mandatit për dy institucionet deri në përfundim të procesit të rivlerësimit.

Mazhoranca kërkoi ndihmën e opozitës për të votuar ndryshimet në Kushtetuese. Kjo e fundit, ka kritiokuar mënyrën e zbatimit të reformës në drejtësi ku shpesh ka bërë denoncime se procesi po kontrollohet nga qeveria.

614c9246aad2aScreenshot_1

Lexoni edhe: Ministri i Drejtësisë fton opozitën për vettingun: Ne s’i kemi votat, por do kërkojmë të zgjasim mandatin e KPK-së dhe KP deri në përfundim të procesit

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *