Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar pas rrëzimit nga Kuvendi të disa amendamenteve të propozuara nga partia e saj lidhur me zhvillimin rural.
Me anë të një postimi në rrjete sociale, Kryemadhi sjell në vëmendje takimin e kreut të qeverisë me fermerët mëngjesin e sotëm, të cilën e cilësoi si “shoë”.
Sipas Kryemadhit, amendamenti i propozuar nga LSI do të ndihmonte për mbështetjen e fermerëve dhe zhvillimin rural por me rrëzimin e saj, qeveria ka vijuar me propagandën e lugës bosh.
Postimi i Monika Kryemadhit:
Pasi bëri shoën e mëngjesit me ta, gënjeshtari kronik në krye të qeverisë votoi kundër fermerëve sot pasdite në parlament! Ky ishte një nga propozimet e LSI për buxhetin, që e rrëzuan me arrogancën e kartonave. Amendamenti ynë për zhvillimin rural, i jepte një shans Kryeministrit dhe Ministres që të mbanin fjalën, siç e kanë dhënë me zë e figurë në video. Sot mazhoranca nuk ka votuar 7.1 miliard mbështetje për fermerin dhe zhvillim rural siç kishin propaganduar. LSI kërkoi rritje të mbështetjes për bujqësinë, por qeveria vijoi propagandën e lugës bosh. Për saktësim, ndryshe nga ç’mendon qeveria, paga e ministres nuk është mbështetje direkte për fermerët e vendit.
LEXONI KËTU – Amendamentet e propozuara nga Monika Kryemadhi për mbështetjen e fermerëve
© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al