Vijojnë protestat kundër vaksinimit të detyruar në Europë

14:07 21/11/2021

Ka vijuar për të dytën natë radhazi, dhuna në protestat kundër bllokadës kombëtare dhe vaksinimit me detyrim në Holandë. Përleshjet shkaktuan dhjetëra të plagosur, ndërsa mbi 50 manifestues u vunë në pranga.

Për të dytën natë radhazi, në rrugët e qyteteve kryesore të Holandës pati përleshje gjatë protestave kundër bllokadës së re kombëtare për frenimin e përhapjes së COVID-19.

Disa persona mbetën të plagosur nga përleshjet si në Hagë, Amsterdam e Roterdam, ku rrugët kryesore të qyteteve u shndërruan në arenë përleshjesh mes manifestuesve kundër vaksinimit dhe policisë. Autoritetet thanë se 5 efektivë morën lëndime.

Dyshohet se policia ka përdorur edhe armët e zjarrit, pasi dy protestues u dërguan në spital me plagë plumbash. 51 manifestues u vunë në pranga. Protestuesit dogjën me dhjetëra barrikada.

Manifestime pati edhe në qytete të tjera europiane. Dhuna nuk mungoi gjatë protestave kundër bllokadës dhe vaksinimit në Milano ku pati dhjetëra arrestime. Protestat u shtrinë nga veriu në jug të vendit. Tubime masive edhe në Vjenë e Paris.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.