Vijojnë sulmet rreth centralit më të madh bërthamor në Europë

08:26 12/08/2022

Centrali bërthamor në Zaporizhia të Ukrainës vijon të jetë nën sulmin e raketave. Gjatë të enjtes pati 10 shpërthime pranë stacionit të zjarrfikëseve në centralin më të madh bërthamor në Europë.

Palët fajësojnë sërish njëra-tjetrën për sulmin. Organizata e Kombeve te Bashkuara është mbledhur për këtë çështje nga ku deklaroi se po kalojmë re të rënda dhe se sulmet mund të sjellin një katastrofe.

SHBA-ja bëri thirrje gjithashtu për krijimin e një zone të çmilitarizuar rreth uzinës. “Lufta pranë një centrali bërthamor është e rrezikshme dhe e papërgjegjshme,” tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.