Vijon evakuimi i civilëve në Sumy dhe Irpin

vijon evakuimi i civileve ne sumy dhe irpin
vijon evakuimi i civileve ne sumy dhe irpin

11:19 08/03/2022

Ukraina nisi sot evakuimin e civilëve nga qyteti verilindor i Sumy dhe nga qyteti Irpin pranë Kievit, thanë zyrtarët ukrainas. Të dyja zonat kanë qenë nën bombardime të rënda të ushtrisë ruse.

Evakuimet filluan pasi zyrtarët rusë dhe ukrainas ranë dakord të krijonin “korridore humanitare” për të lejuar civilët të dilnin nga disa qytete dhe qytetet e rrethuara nga forcat ruse.

Mbetet për t’u parë nëse familjet do të mund të shpëtojnë nga zonat e konfliktit në pjesë të tjera të vendit, si Mariupol në jug, i cili është nën sulm prej ditësh.

Për ditë me radhë evakuimi i sigurt i civilëve ka dështuar dhe për këtë palët fajësojnë njëra-tjetrën.

Një problem kyç i ofertës ruse të korridorëve humanitarë është që ato të çojnë në Rusi ose në Bjellorusi, aleati kryesor i Kremlinit. Ukraina e ka quajtur këtë të papranueshme, duke pasur parasysh se pushtimi dhe bombardimet ruse janë arsyeja që civilët po detyrohen të largohen nga shtëpitë e tyre./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts