
14:07 27/09/2022
Referendumi në Ukrainë drejt fundit, Putin pritet të shpallë aneksimin
Mes lotëve të bashkëshorteve dhe të afërmve të tyre, por me sazet e ceremonisë së organizuar nga drejtuesit e procesit të rekrutimit për njërin nga rekrutët e rinj që martohej para se të nisej ushtar, këta djem rusë nga Rostovi po nisen për luftë në Ukrainë.
Mobilizimi i pjesshëm vijon me ritme të shpejta anekënd vendit. Ndjesitë e rekrutëve janë të ndryshme.
“Jemi betuar të mbrojmë atdheun. Njerëzit atje kanë nevojë për ne dhe ne nuk i lemë në baltë”.
“Do jem shumë i lumtur, nëse do të rikthehem këtu”.
Me mijëra janë edhe ata që për t’i shpëtuar mobilizimit kanë marrë arratinë në vendet fqinje, ditët e fundit. Këto pamje me dronë tregojnë radhët kilometrike të rusëve që janë dyndur në kufijtë gjeorgjianë.
Të shumtë janë edhe ata që ikin në Finlandë.
“ Nuk dua të shkoj ushtar, prandaj jam këtu. Po na detyrojnë. Nuk dua të luftoj për Putinin, nuk dua të vdes i ri”.
Mbi 300 mijë meshkuj janë thirrur në mobilizim të pjesshëm, për t’u dërguar më pas në Ukrainë. Kjo e martë është dita e fundit e referendumit për bashkimin me federatën rusë të 4 rajoneve jugore e lindore. Pritet që pas mbylljes së votimit 4 ditor, Putin të shpallë aneksimin e tyre, siç bëri 8 vite më parë me Krimenë.
Tv Klan
Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al