Vijon kriza e Covid në Indi, numri i viktimave shkon mbi 300 mijë

09:57 24/05/2021

India vijon të jetë në një krizë të thellë të shkaktuar nga Covid. Numri i rasteve të reja dhe vdekjeve rritet çdo ditë dhe tashmë zyrtarisht numërohen mbi 300 mijë të vdekur si pasojë e virusit.

Por ekspertët paralajmërojnë se numri i viktimave mund të jetë më i lartë, pasi shumë vdekje nuk raportohen zyrtarisht nga autoritetet. Numri më i lartë i viktimave është regjistruar muajin e fundit, ku sipas të dhënave janë raportuar mbi 100 mijë vdekje.

Sistemi shëndetësor në Indi prej ditësh është në kolaps, ku vendi po kalon një valë të dytë të Covid. Mjekët tregojnë se spitalet janë të mbingarkuara dhe shumë pacient përballen me mungesë oksigjeni.

India prej fillimit të pandemisë ka regjistruar 26 milionë raste, e dyta pas SHBA, por tani është epiqendra e përhapjes së infeksionit.

Ndërsa për sa i përket numrit të viktimave renditet në vendin e tretë, pas SHBA dhe Brazilit. India është një nga vende me numrin më të madh të banorëve në botë dhe procesi i vaksinimit ka ecur me ritme shumë të ngadalta, që shihet si një nga faktorët më të rëndësishëm për krijimin e kolapsit në sistemin shëndetësor nga Covid./tvklan.al


Të ngjashme Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *