Vijon numërimi i votave për Këshillin Bashkiak të Tiranës, Teliti: Qytetarëve iu është bërë thirrje për të mos votuar. Denoncimet do i çojmë pranë OSBE/ODIHR

Kandidati për Këshill Bashkiak, i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Dorian Teliti në një prononcim për Nees24 foli për numërimin e votave  në njësinë nr 5, në Tiranë.

Teliti akuzoi mazhorancën për blerje votash, teksa tha se qytetarëve iu është bërë thirrje për të mos dalë nga shtëpitë për të votuar. Sakaq tha se rastet do denoncohen drejt OSBE/ODIHR.

“Procesi zgjedhor ka filluar zyrtarisht para 3 ditësh. Për t’u vlerësuar është ndërhyja e përfaqësuesve të qeverisë ndaj qytetarëve. Kemi rastet e patronazhistëve, hedhja e parave për të blerë vota, përdorimi i aseteve publike dhe një sërë tufe problematikash të tjerë. Rastet të tilla do denoncohen edhe pranë OSBE/ODIHR. Këtë vit kemi pasur në pak pjesëmarrje në votime dhe kjo lidhet me intimidimin. sa më i varfër që më lehtë mund të blihet vota, ose të jesh nën trysni. Kemi problematika nga më të ndryshmet. Tashmë kanë marrë përmasa më të mëdha. Kemi qindra mijëra shqiptarë që nuk kanë dalë nga shtëpitë për të marrë pjesë në zgjedhje. Përçarja brenda PD mund të ketë ndikuar por nuk është faktori kryesor. Detyra e opozitës është ti rikthejë shpresë shqiptarëve dhe për të rritur shanset ne duhet të jemi bashkë. Urojmë që të ndodhë në të ardhmen. Rezultati ishte i pritshëm, pasi kemi ndërhyrje, abuzime dhe trysni. Procesi në Njësinë nr 5 është normal ndër vite. Ka një problematikë, që është kohëzgjatja pasi ka më shumë votues. Është ndërprerë dhe procesi mësimor këtu në shkollën “Vasil Shanto”. Në dukje procesi duket normal, besoj deri në orën 13:00 të ketë përfunduar. Megjithatë shihni që një pjesë e administratës janë këtu prezentë. Uroj që të përmirësohet situata për të ardhmen.”, u shpreh Teliti.

(BalknaWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts