Vijon operacioni “Imazhi”/ Kontrolle nga toka dhe ajri, asgjësohen 500 bimë kanabis në Kashnjet të Lezhës

LEZHË

Finalizohet faza e 12-të e megaoperacionit “Imazhi”, asgjësohen nëpërmjet djegies, 500 bimë narkotike cannabis sativa që u gjetën të kultivuara në tokë, në fshatin Kashnjet.

Gjatë fazave të mëparshme të këtij megaoperacioni, në zona të ndryshme të qarkut Lezhë, janë asgjësuar në total, 16 073 bimë narkotike cannabis sativa.

Shërbime të Policisë së Lezhës, të pajisura me dronë, kanë vijuar kontrollet intensive në terren dhe nga ajri, me prioritet zonat e thella malore, me risk përsa i përket kultivimit të bimëve narkotike, në zbatim të planit operacional mbarëkombëtar, me fokus parandalimin, konstatimin dhe goditjen e kësaj veprimtarie kriminale.

Nga këto kontrolle u finalizua faza e 12-të e megaoperacionit policor të koduar “Imazhi”, si rezultat i së cilës, në fshatin Kashnjet, njësia administrative Ungrej, Lezhë, në një pronë publike, u gjetën të kultivuara në tokë, 500 bimë narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan nëpërmjet djegies.

Policia e Lezhës, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, vijon veprimet hetimore, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorit/ëve të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts