Vikingët zbuluan të parët Amerikën, ekspertët: Është vërtetuar prania e kësaj konolie që në vitin 1021

10:23 30/10/2021

Janë vikingët që kanë zbuluar të parët Amerikën, në vitin 1021. Këtë pohojnë ekspertët pas analizimit të ndërtimeve antike prej druri, rezultate të cilat datojnë pikërisht rreth vitit 1000. Studimi është kryer nga universiteti holandez Groningen dhe është publikuar në revistën shkencore Nature.

Pra të parët evropianë që mbërritën në brigjet e kontinentit të ri qenë pikërisht Vikingët, një popull lundërtarësh i njohur nga të gjithë në bazë të historisë, dhe jo Ekspedita e Cristoforo Colombo në 1492.

Gjatë këtij studimi, janë analizuar copëza druri që shërbenin për ndërtime të thjeshta, dhe ka rezultuar se ishin punuar nga popuj që përdornin padyshim hekurin. Ky material ishte I panjohur për indianët vendas. Dhe është arritur datimi I tyre me saktësi, duke vërtetuar që prania e kolonive vikinge në Amerikë ka qene që në vitin 1021.

Gjithashtu janë analizuar edhe rrathët e drunorëve, pasi në vitin 992 rezulton te jetë verifikuar një stuhi diellore, çka vërtetohet pikërisht ky fenomen nga gjurmët e lëna.

Ky zbulim është një ndër provat e para të vërtetuara që vërtetojnë pikërisht praninë e vikingëve në kohë të hershme në Amerikë, saktësisht në Ishullin e Terranovës në Canada.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *