Viktima dhe të plagosur në Kiev dhe Kharkiv

19:00 16/04/2022

Një person ka humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur nga sulmet me raketa që kanë goditur Kievin. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko i cili tha se mjekët po bëjnë të pamundurën për t’u shpëtuar jetën të plagosurve. Në Kharkiv të Ukrainës po ashtu ka një viktimë dhe 18 të plagosur si pasojë e luftimeve. Rrugët e qytetit të dytë më të madh të Ukrainës janë braktisur nga shumica e atyre që banojnë atje dhe disa prej atyre që kanë mbetur tani jetojnë nën tokë.

Sipas agjencisë së lajmeve Tass sulmet e ushtrisë ruse kanë shënjestruar një fabrikë ushtarake në kryeqytet.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Igor Konashenkov ka deklaruar se 16 objektiva të armikut janë shkatërruar plotësisht, përfshirë pajisje, magazina dhe baza të ruajtjes së armëve. Teksa sulmet ruse janë shtrirë në shumë qytete duket se Moska është e vendosur për të marrë qytetin e Mariopulit. Marrja e Mariupolit nga Rusia, nëse ndodh, do të kishte ndikim për të dyja palët në këtë luftë. Një fitore e Rusisë në Mariupol do t’i mundësonte Kremlinit t’i tregonte popullit rus se Moska po i arrin qëllimet e saj.

Sa i përket viktimave të luftës nga ajo çfarë raportojnë zyrtarët ukrainas ka rreth 200 fëmijë, të cilët kanë humbur jetën që nga nisja e luftës. Sakaq, pala ruse ka dhënë shifrat e saj për humbjen e trupave ushtarake ukrainase. Sipas tyre 20,100 ushtarë kanë humbur jetën në Ukrainë që nga fillimi i luftës, një shifër dukshëm më e madhe se ajo e presidenti Volodymyr Zelensky prej 3,000.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.