Viktima e parë nga Omicron në Britaninë e Madhe

17:00 13/12/2021

Gati plani për vaksinimin e shpejtë me doza përforcuese

Omikron shënon viktimën e parë, pas gati 3 javësh përhapjeje. Vdekja e parë u regjistrua në Britaninë e Madhe, siç konfirmoi kryeministri Boris Johnson këtë të hënë, por pa dhënë detaje për rastin. Konfirmimi erdhi pak orë pasi ai vetë paralajmëroi rrezikun e lartë që i kanoset vendit nga shpërthimi i një vale të re të koronavirusit, të ushqyer nga varianti i ri që pritet të jetë më e rëndë se ato të deritanishmet. 

“Shkencëtarët tanë nuk mund të thonë nëse Omicron ka pasoja më pak të rënda. Por edhe nëse kjo faktohet, ne e dimë tashmë që është më ngjitës. Prandaj një valë e re tek ata që nuk kanë marrë dozat përforcuese rrezikon të shtojë shtrimet në spitale përtej kapaciteteve të sistemit tonë shëndetësor dhe kjo mund të shkaktojë fatkeqësisht shumë-shumë vdekje”.

Në fundjavë, zyrtarët e shëndetësisë thanë se në spitale ishin shtruar të prekurit e parë nga Omikron, për shkak të komplikacioneve që u kishte shkaktuar infektimi me variantin e ri. Ekspertët paralajmërojnë se shtrimet mund të arrijnë shifrën e lartë deri në 1 mijë në ditë. Ata thonë se doza përforcuese është tashmë edhe më e nevojshme për të përballuar variantin e ri, pasi me dy doza niveli i mbrojtjes me dy doza nuk është shumë efektiv ndaj Omicronit. Veç Britanisë së Madhe, vendet europiane nuk kanë njoftuar deri më tani të shtruar në spitale me variantin e ri.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *