Viktima në kampin Ashraf, Çuçi: Nuk ka ndërruar jetë nga dhuna e policisë. Ishte një i moshuar 79-vjeçar

viktima ne kampin ashraf cuci nuk ka nderruar jete nga dhuna e policise ishte nje i moshuar 79 vjecar
viktima ne kampin ashraf cuci nuk ka nderruar jete nga dhuna e policise ishte nje i moshuar 79 vjecar

Ministri Çuçi ka dhënë detaje në lidhje me personin që ka ndërruar jetë sot në kampin Ashraf.

Ai tha se personi nuk ka ndërruar jetë nga dhuna e policisë.

“Për personin që ka ndërruar jetë, ju garantoj që vdekja nuk është shkaktuar nga asnjë dhunë e ushtruar nga policia. Po presim raportin e ekspertizës mjekoligjore.
Nuk është prekur as edhe një anëtar me dorë në këtë kamp. Ka kamera edhe nga policia edhe nga ana e kampit, nuk është prekur asnjë anëtarë me dorë, asnjë!
Do presim ekspertizën mjekoligjore. Ai ishte një burrë i moshuar, 79 vjeç mos gaboj, kanë vdekje brenda kampit që ndodhin rëndom, sepse është një komunitet që po jeton dhe plaket aty, por do presim ekspertizën mjekoligjore. Unë jam i bindur sepse kemi pasur kujdesin për të mos krijuar asnjë incident por të zbatonim vendimin e gjykatës”, tha ai.

[embedded content]

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts