Viktima nga tërmeti me magnitudë 7.2, frikë për cunami në Haiti

16:42 14/08/2021

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.2 goditi Haitin këtë të shtunë duke shkaktuar panik mes qytetarëve. Njerëzit dolën me shpejtësi nga shtëpitë e tyre nga frika se mos shemben ndërtesat dhe krijimi i një cunami.

Dridhjet e tokës e kishin epiqendrën 8 kilometra nga qyteti Petit Trou de Nippes dhe rreth 150 kilometra nga kryeqyteti Port-au-Princ. Thellësia e dridhjeve të tokës ishte 10 kilometra.

Ky fakt e bën këtë tërmet më të madh edhe se ai i vitit 2010 që vrau me qindra mijëra persona në Haiti, shkatërroi shumë ndërtesa dhe la pa shtëpi me mijëra të tjerë.

BBC raporton se zyrtarë të autoriteteve kanë raportuar se ka pasur fatalitete. “Mund të konfirmoj se ka viktima, por nuk e kemi shifrën ekzakte”, tha Jerry Chandler, drejtor i Mbrojtjes Civile.

Në mediat sociale janë publikuar pamje të ndërtesave të shembura.

“Të gjithë kanë frikë. Ka  vite që nuk ka pasur tërmete të tilla”, tha Daniel Ross, një banor në qytetin kubanez të Guantanamos, duke treguar që lëkundjet janë ndjerë edhe atje.

Autoritetet kubaneze nuk kanë raportuar për dëme apo të lënduar. Po ashtu edhe në Xhamajka e kanë ndjerë tërmeti, por edhe atje nuk raportohet për dëmtime.

Sistemi Paralajmërues për Cunami në Amerikë lëshoi menjëherë alarmin pas tërmetit./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *