Viktimat e gjenocidit gjerman në Namibi refuzojnë dëmshpërblimin prej 1.1 miliardë euro: Pagesat duhet të ishin në vlerë monetare për pasardhësit

NAMIBIA 

Më shumë se 100 vjet pas krimeve që ka kryer fuqia koloniale gjermane në atë që tani quhet Namibia, Gjermania ka njohur zyrtarisht mizoritë e kryera kundër grupeve etnike Herero dhe Nama si gjenocid.

Gjermania do të mbështesë Namibinë dhe pasardhësit e viktimave me 1.1 miliard euro (1.3 miliard dollarë) për rindërtimin, zhvillimin dhe do të kërkojë falje për “krimet e sundimit kolonial gjerman”, tha Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas në një deklaratë të premten.

Grupet e viktimave kanë hedhur poshtë marrëveshjen. Vekuii Rukoro, Shefi Paramount i njerëzve Herero, ish-prokurori i përgjithshëm dhe anëtar i parlamentit i tha CNN-së se ata nuk ishin pjesë e diskutimit me qeverinë gjermane.

“A është ky lloj dëmshpërblimi për të cilin ne duhet që të jemi të ngazëllyer? Kjo është thjesht një marrëdhënie me publikun.

Kjo është thjesht një punë e shitur nga ana e qeverisë namibiane. Qeveria ka tradhtuar kauzën e popullit tim. Grupet e viktimave Herero dhe Nama presin dëmshpërblime monetare. Pagesat duhet të ishin në formën e një pagese kolektive për pasardhësit e atyre që u vranë dhe u dëbuan nga toka e tyre gjatë gjenocidit”, deklaroi Rukoro.

Trupat gjermane vranë deri në 80 mijë njerëz Herero dhe Nama në atë që tani është Namibia midis viteve 1904 dhe 1908, në përgjigje të një kryengritje anti-koloniale.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *