
14:56 25/02/2022
Pushtimi i Ukrainës nga Rusia po vijon me hapa të shpejtë, teksa trupat e Putin kanë mbërritur në zonën veriore pranë kryeqytetit Kiev. Siç shkruan BBC, sa i përket shifrave të atyre që kanë humbur jetën, ato po raportohen të ndryshme nga të gjitha palët.
Ajo që dihet më tani është:
-Ministria ukrainase e Mbrojtjes tha se më shumë se 1 mijë trupa ruse janë vrarë.
-Ministri i Forcave të Armatosura të Britanisë së Madhe, James Heappey, u shpreh se janë 450 ushtarë rusë të vrarë dhe të paktën 194 ukrainas, përfshirë 57 civilë.
-Më herët, OKB tha se të paktën 25 civilë kishin mbetur të vrarë dhe 102 të plagosur nga sulmet ajrore nëpër Ukrainë.
-Rusia nga ana e saj tha se ka eliminuar 200 forca ukrainase ndërkohë që kapte aeroportin Hostomel, pranë Kiev dhe 13 ukrainas janë vrarë ndërkohë që mbronin Ishullin e vogël të Gjarprit.
-Të enjten, Ukraina tha se më shumë se 40 trupa ushtarake kishin humbur jetën, ndërsa me dhjetëra të tjerë janë plagosur./tvklan.al
Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al