Viktor Orban akuzon KE për huliganizëm

12:58 16/07/2021

Kryeministri hungarez: Nuk do të lejoj aktivistët të promovojnë propagandën seksuale

Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban ka akuzuar Komisionin Europian për huliganizëm ndaj masës që qeveria e tij ka marrë në lidhje me komunitetin LGBTI.

Partia nacionaliste në pushtet e Hungarisë miratoi ligjin që ndalon përmbajtjen në lëndët mësimore apo edhe reklamat që promovojnë homoseksualitetin dhe ndryshimin e gjinisë tek të miturit. Orban e ka përshkruar si një çështje e mbrojtjes së fëmijëve, por BE e konsideron nga ana e tij një diskriminim ndaj këtij komuniteti.

Në një intervistë për një radio vendase Orban u shpreh se qëndrimi i Komisionit Evropian është i turpshëm. Ai tha se Hungaria nuk do të linte që aktivistët LGBTI të marshonin lart e poshtë në shkolla duke promovuar atë që ai e quajti propagandë seksuale.

Grupet e të drejtave janë shprehur kundër ligjit të cilin Presidentja e  Komisionit Ursula von der Leyen e ka quajtur një turp. Ajo është shprehur se BE nuk do të qëndrojë mënjanë derisa rajone të tëra e shpallin veten zona të lira nga LGBTI.

Kjo është përplasja e fundit mes Hungarisë dhe Brukselit disa prej anëtarëve më të rinj të BE-së për Evropën Lindore për një varg çështjesh thelbësore gjithashtu duke përfshirë rendin, migracionin dhe liritë e shtypit.

Klan News









Të ngjashme Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *