“Vila në Palasë, ka lidhje me aferën e Unazës Madhe?”, Bardhi pyet SPAK: A po hetohet Rama? Dumani: Nuk mund…

Vijon me tensione dhe debate të forta mbledhja e Këshillit të Mandateve, ku po diskutohet heqja ose jo e imunitetit të Arben Ahmetajt, pas kërkesës së SPAK për ta arrestuar.

Deputeti i PD Gazment Bardhi i është drejtuar kreut të SPAK, Altin Dumanit me disa pyetje, por ky i fundit ka deklaruar se nuk mund të japë përgjigje për shkak të sekretit hetimor.

Pyetjet e Bardhit:

Vila në Palasë a ka lidhje me aferën e Unazës së Madhe? Pse është ndarë çështja? A është bërë veçimi i çështjeve që këta individë të mos hetohen si një grup i strukturuar kriminal?  A po hetohet Erion Veliaj për inceneratorin e Tiranës? A ka fuqi Arben Ahmetaj t’i bëjë këto veprime pa pushtetin e Edi Ramës. A po hetohet Edi Rama?

Përgjigjja e Dumanit:

Sekret hetimor dhe nuk japim të dhëna.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts