Vinin baste online, procedohet një person, në kërkim pronari i lokalit në Kamëz

vinin baste online procedohet nje person ne kerkim pronari i lokalit ne kamez
vinin baste online procedohet nje person ne kerkim pronari i lokalit ne kamez

Kamëz/Vijon puna për goditjen e paligjshmërisë në fushën e lojërave të fatit, finalizohet operacioni policor i koduar “Game over 5”.

Zbulohet një lokal i përshtatur për këtë veprimtari të paligjshme. Sekuestrohen 2 makineta për lojëra fati dhe 1 aparat celular.

Procedohet penalisht 1 shtetas që u kap në flagrancë në lokal, vijon puna për kapjen e pronarit të lokalit.

Strukturat e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e lojërave të fatit, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, kanë organizuar kontrolle në lokale dhe ambiente të ndryshme, të cilat mund të vihen në dispozicion për organizimin e lotarive të palejuara dhe si rezultat kanë goditur 1 rast të kësaj veprimtarie.

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, në rrugën “Azem Hajdari”, në lokalin e shtetasit G. S., 37 vjeç, të cilin e kishte vënë në dispozicion për organizimin e lotarive të palejuara, u gjetën dhe u sekuestruan 2 makineta për lojëra fati. Gjithashtu, gjatë kontrollit të aparatit celular të një 17-vjeçari, klient në lokal, u gjetën faqe që shërbejnë për vënien e basteve sportive.

Në vijim të veprimeve nisi procedimi në gjendje të lirë për 17-vjeçarin, ndërkohë që po punohet për kapjen e shtetasit G. S.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts