Virologu italian: Jemi drejt fundit të pandemisë

virologu italian jemi drejt fundit te pandemise
virologu italian jemi drejt fundit te pandemise

20:08 08/02/2022

Serxho Abrinjani: Mund të rifitojmë së shpejti liritë që humbëm këto dy vite

Virologu i njohur Italian, Serxho Abrinjani thotë se varianti ‘Omicron’ po shënon fundin e pandemisë. Sipas tij nëse nuk shfaqet një variant më ngjitës do të mund të rifitojmë të gjitha liritë që kemi humbur në këto 2 vite pandemi.

Megjithatë ai beson se vështirë se mund të shfaqet një variant më ngjitës se ai i Omicron. Me shumë gjasa variantet e Omicronit, si i pari dhe ashtu i dyti do ta shëndërrojnë Covidin në një virus endemik. Virusi nuk zhduket por vazhdon të qarkullojë duke shkaktuar një numër të kufizuar rastesh .Dhe e gjitha kjo falë vaksinave .

Sot, me 85% të popullsisë të vaksinuar, praktikisht kemi rifilluar plotësisht jetën normale. Të gjithë ata qytetarë të cilët janë pajisur me pasaportën shëndetësore nuk janë të përjashtuar nga aktivitet e jetës së   përditshme “

I pyetur nëse duhet të një dozë e katërt për të qënë më të mbrojtur nga Covid-19, Abrinjani shprehet se nuk ka kuptim. Ai përmendi shembullin e qeverisë izarelite ku tha se nuk është ofruar një forcim i madh i imunitetit aq sa  dhe vetë agjencia e EMA-së u detyrua të mos e  autorizonte  atë.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts