Virusi afrikan në SHBA shkakton nëntë vdekje

14:06 21/09/2021

Të paktën nëntë persona kanë vdekur në SHBA për shkak të virusit të Nilit perëndimor. Shkencëtarët janë alarmuar dhe po kërkojnë ndihmë nga autoritetet për të izoluar sëmundjen e pakurueshme që transmetohet nga mushkonjat.

Një pickim nga një mushkonjë e infektuar mund të shkaktojë sëmundjen e cila sjell paralizë, meningjit, encefalit dhe në rastet më të këqija, vdekjen. Origjina e kësaj sëmundjeje jo-ngjitëse buron nga Afrika dhe është përhapur te njerëzit dhe kafshët nëpërmjet mushkonjave në kontinentet e tjera: Europë, Azi dhe Amerikën e Veriut.

Ndonëse pjesa më e madhe e njerëzve nuk shfaqin simptoma, mund të shkaktojë sëmundje neurologjike fatale. Më të rrezikuarit janë mosha e tretë dhe njerëzit me sëmundje shoqëruese, në të cilët gjendja shëndetësore degradon.

Kjo është hera e dytë e regjistruar në Kaliforni për këtë vit, pas një vdekjeje nga ky virus në Los Anxheles para disa muajsh./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *