Virusi që “fjeti” për 3 vjet vret 12-vjeçarin, alarmohen autoritetet

virusi qe fjeti per 3 vjet vret 12 vjecarin alarmohen autoritetet
virusi qe fjeti per 3 vjet vret 12 vjecarin alarmohen autoritetet

19:41 06/09/2021

Shteti jugor i Keralës në Indi ka raportuar vdekjen e parë nga shpërthimi i ri i një virusi të quajtur Nipah pasi të dielën vdiq një 12-vjeçar. Ky virus i ri e gjen Indinë mes një vale të re infektimesh nga Covid.

Të paktën 2 punonjës shëndetësie janë infektuar sipas raportimeve lokale. Kjo është vdekja e parë e raportuar nga sëmundja virale në Kerala pas 3 vitesh, duke vendosur zyrtarët shëndetsorë në gjendje alarmi.

Sëmundja shkaktohet nga konsumimi i ushqimit që kontaminohet nga kafshët, më së shumti lakuriqët e natës. Virusi ka një përqindje të lartë fatalitetesh, nga 40% deri në 75%.

Zyrtarët shëndetësorë janë të shqetësuar rreth burimit të infeksionit që është një lloj fruti në Indi dhe që konsumohet nga banorët vendas. 18 familjarë të tjera janë identifikuar që kanë pasur kontakte me 12-vjeçarin.

Për pasojë janë karantinuar 15 persona të tjerë që kanë pasur kontakte. Autoritetet shëndetësore janë duke u përpjekur që të identifikojnë frutat që i riu mund të ketë konsumuar./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts