Viti 2021 shënoi rekorde gazetarësh të burgosur

17:05 16/12/2021

Shifra më e ulët e të vrarëve në detyrë në 2 dekada

Ky vit shënoi shifrën më të lartë në histori të gazetarëve të burgosur. Sipas organizatës mbikqyrëse për të drejtat e informimit në gjithë globin ‘Reporterët pa kufij’, 488 gazetarë e reporterë u burgosën në shtete të ndryshme, nga 1 Janari në 1 Dhjetor 2021. Numri i tyre u rrit me 20% krahasuar me një vit më parë.

Rritje të lartë me 1/3-at ka pësuar veçanërisht numri i grave gazetare, krahasuar me vitin e kaluar. Në 2021 numërohen 60 gazetare të burgosura.

Vendet më problematike të këtij viti janë Bjellorusia, Kina dhe Birmania. 32 gazetarë u burgosën këtë vit nga autoritetet bjelloruse që kanë shtuar veprimet shtypëse ndaj fjalës së lirë që pas zgjedhjeve presidenciale të Gushtit 2020. Shumica e të burgosurve janë gra.

Aprovimi i ligjit të sigurisë në Hong-Kong ka shtuar rastet e burgosjes së gazetarëve në Kinë. Gjithsesi ky vit shënoi një reduktim të ndjeshëm të viktimave në këtë profesion. 46 gazetarë humbën jetën në detyrë, niveli më i ulët në 2 dekada.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *