Viti i Ri 2022 vjen në Zelandën e Re

12:08 31/12/2021

Viti i Ri 2022 ka nisur xhiron e globit. Toka e parë që prek janë ishujt e vegjël Kiribati në Oqeanin Paqësor. Por Zelanda e Re është vendi i parë që e pret me festime madhështore, në urën e famshme Harbor Brixh të Okllendit.

Megjithatë spektakli tradicional i fishekzjarrëve, këtë vit i ka lënë vendin një spektakli inovativdritash. Shkak janë masat anti-Covid dhe përhapja me ritme të paprecedentë e infektimeve nga varianti i ri Omicron.

Autoritetet synojnë që përmes ndalimit të fishekzjarreve, të shmangin grumbullimet e njerëzve nëpër sheshe. Qeveria neo-zelandeze ka bërë thirrje që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi për të parë nga televizorët dhe rrjetet sociale spektaklin e dritave.

Në Sidney të Australisë, vendi i radhës që pret Vitin e Ri, pavarësisht kufizimeve të grumbullimeve, nuk e ka ndaluar spektaklin e fishekzjarrëve. Ky spektakël është ndaluar edhe në vendet europiane, por pritet të zhvillohet në metropole të tjera botërore, nga Azia në Shtetet e Bashkuara.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.