Viza turistike elektronike për në Arabinë Saudite, Ministria e Jashtme: Ja si mund të aplikoni online

viza turistike elektronike per ne arabine saudite ministria e jashtme ja si mund te aplikoni online
viza turistike elektronike per ne arabine saudite ministria e jashtme ja si mund te aplikoni online

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka bërë me dije se shqiptarët që dëshirojnë të vizitojnë Arabinë Saudite, tashmë do të kenë mundësi të aplikojnë përmes vizave turistike elektronikisht.

Në  një reagim të bërë në ‘Facebook’, ministria bën me dije se Shqipëria është përfshirë në listën e vendeve në GrupinA dhe qytetarët e saj mund të hyjnë në Arabi përmes vizës turistike.

“Lajm i mirë! Tani, të gjithë qytetarët shqiptarë që dëshirojnë të vizitojnë Arabinë Saudite për arsye turistike, mund të aplikojnë për një vizë elektronike ose vizë me mbërritjen në një nga pikat hyrëse të Arabisë Saudite.  Tashmë, Shqipëria është përfshirë në listën e vendeve në Grupin A”, deklaron ministria.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts