Vizita dy ditore/ Kryeministri Edi Rama mbërrin në Azerbajxhan, ja takimet që do të zhvillojë









Kryeministri Edi Rama ka mbërritur mëngjesin e sotëm në Azerbajxhan në kuadër të vizitës së tij zyrtare.

Ai është pritur me ceremoni shtetërore në aeroportin ndërkombëtar “Heydar Aliyev”.

Sipas axhendës, kreu i qeverisë shqiptare do zhvillojë një takim kokë më kokë me Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.

Në orën 16:00, ai do vizitojë memorialin e varrezave të dëshmorëve ndërsa në 16:30 do të takohet me kryetarin e Kuvendit të Azerbajxhanit, Sahiba Gafarova.

AXHENDA

E enjte, 14 prill

07.00 – Fluturim i posaçëm drejt aeroportit ndërkombëtar “Heydar Aliyev”

13.40 – Takim tete-a-tete me z. Ilham Aliyev, President i Republikës së Azerbajxhanit

6.00 – Vizitë në memorialin e varrezave të dëshmorëve

16.30 – Takim bilateral me znj. Sahiba Gafarova, Kryetar i Kuvendit të Republikës së
Azerbajxhanit

18.00 – Takim bilateral me z. Ali Asadov, Kryeministër i Republikës së Azerbajxhanit

E premte, 15 prill

 11.00 – Fluturim i posaçëm drejt aeroportit të Stambollit

 13.30 – Takim me përfaqësues të kompanisë “Tubitak”

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.