Vizita e Blinken/ “‘Qokë’ për Ramën”, Sulo: S’duhet t’i shohim më si arbitra! Sekretari amerikan duhej të takonte opozitën

vizita e blinken qoke per ramen sulo sduhet ti shohim me si arbitra sekretari amerikan duhej te takonte opoziten
vizita e blinken qoke per ramen sulo sduhet ti shohim me si arbitra sekretari amerikan duhej te takonte opoziten

Analisti Arjon Sulo e konsideroi vizitën dhe mesazhet e Antony Blinken, Sekretari amerikan i shtetit, si një ‘qokë’ për t’i treguar mbështetje Edi Ramës.

Sulo, i ftuar në “Open” në News24, tha se Blinken do duhej patjetër të takonte përfaqësues të opozitës, teksa tha se mendon se zyrtarët e lartë amerikan nuk duhet ‘t’i shohim më si arbitra’.

[embedded content]

“Nga ajo që pamë, vizita ishte një falënderim për Ramën, një mbështetje e paparë deri tani nga sekretarët e shtetit për një politikan shqiptar në pushtet.

Në momentin që ne presim që shteti më demokratik në botë të nxisë parametrat e demokracisë këtu, ne dëgjojmë që bëhet gati një ‘qokë’ për kryeministrin. Ky është problemi.

Dhe në këtë moment unë them të mos i shikojmë më ata si arbitra. Sepse të mos takosh opozitën, dhe Blinken nuk sheh opozitë aty, është mbështetje e madhe që të mbash 20 vjet Ramën…

Të takonte përfaqësues të opozitës. Ai duhet të takojë përfaqësuesin e 600 mijë shqiptarëve që kanë votuar”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts