Vizita e kryeministrit izraelit në Moskë u mbajt sekrete, ishte e jashtëzakonshme sepse…

23:41 05/03/2022

Kryeministri izraelit Naftali Bennett udhëtoi në Moskë për të zhvilluar bisedime me presidentin Vladimir Putin më herët gjatë kësaj të shtune.

Urgjenca e vizitës së Bennett u nënvizua nga fakti se kryeministri izraelit, i cili është hebre ortodoks, prishi Shabatin (ditën hebraike të pushimit) për të udhëtuar drejt Moskës. Sipas ligjit hebre, përjashtime për një veprim të tillë mund të bëhen vetëm në situata kur jeta është nën kërcënim.

Udhëtimi i Bennett u mbajt gjithashtu i fshehtë derisa ai kishte mbërritur në Kremlin, ku zhvilloi rreth dy orë e gjysmë bisedime me Presidentin Putin.

Dyshja janë takuar disa herë më parë dhe duket se kanë një marrëdhënie të mirë. Presidenti ukrainas Vlolodymyr Zelensky i kishte bërë thirrje më herët kryeministrit izraelit që të ndërmjetësojë në konfliktin aktual.

Midis atyre që shoqëruan Bennett ishte Ministri i Strehimit, Zeev Elkin, i cili ka shërbyer prej kohësh si përkthyes rus për udhëheqësit izraelitë. Ai ka lindur në Kharkiv dhe ka të afërm ende në Ukrainë.

Pas bisedimeve, kryeministri Bennett udhëtoi për në Gjermani ku do të takohetme kancelarin gjerman Olaf Scholz./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.