
Për Robert Rakipllarin vizita e sotme e kryeministrit Rama në Kosovë përballë Albin Kurtit ishte një kurth. I ftuar në “Real Story”, Rakipllari u shpreh se nisur nga situata e tensionuar në veri me praninë e tankeve dhe forcave serbe, Ram nuk kishte zgjidhje tjetër veçse t’i jepte të drejtë Kosovës.
Rakipllari nuk e konsideron të arsyeshme veprimin e kryeministrit Rama teksa në mesin e tensioneve të fliste për Ballkanin e Hapur, duke ditur që Albin Kurti ka dhënë deklarata shumë të forta kundër tij.
“Duhet të kemi parasysh synimet e të dy palëve. Kemi dy palë që kanë rivalitet me njëri-tjetrin. Albin Kurti nuk është nga ata lider që i mjafton vetëm pjesa e vet. Ai ka qenë kundër Balkaninit të Hapur. Deklaratat e tij ndaj tij janë shumë të forta. Se çfarë synimi kishte ai po e shohim sot. Rama ka dashur që vizitën e parë si kryeministër në mandatin e tretë ta bëjë në Kosovë. Ka disa ngjarje që ia kanë vështirësuar marrëdhënien Ramës me Kosovën. Rama ishte në një lloj kurthi sot, përballë Albin Kurtit. Rama nuk kishte mundësi që me tanket serbe në kufi të mos i jepte të drejtë Albin Kurtit. Pashë një Ramë shumë të qetë. Vuçiç nga ana e tij po e bën në emër të mbrojtjes së serbëve. Rama u përpoq të gjente një gjuhë të përbashkët duke i dhënë të drejtë Albinit, por tha se nuk duhet të teprohet si me taksën. Në këtë kuptim Rama i tha Kurtit që ke të drejtë por je në fushë të minuar. Ajo që ishte anormale nga ana e Ramës është se kur ai thotë diçka nuk tërhiqet. Kurse sot vetëm për Open Balkan nuk mund të flitet për të, ndërkohë që ai tha zgjidhja është “Open Balkan”. Open Balkan duhet të shihet nga një këndvështrim tjetër”-tha Rakipllari.
Ndërkohë sipas deputetit Çollaku vizita e sotme tregoi se axhendën e drejton Albin Kurti dhe Ram është i detyruar ta ndjekë.
“Nismë e dështuar e Ramës. Me këtë të sotmen Rama mund të quhet i kapitulluar në rivalitetin me Albinin. Përpjekja e Ramës për imponimin e axhendës, të gjithë ia pranuan, por Albini e refuzoi dhe i imponoi atin një axhendë që Rama është i detyruar ta ndjekë. Ishte aventurë përpjekja e Ramës për të imponuar marrëdhënien Tiranë-Beograd duke anashkaluar Prishtinën”- tha ai.
(BalkanWeb)
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al