Vizita e kryeministrit të Indisë në Bangladesh shkakton reagime

Vizita e kryeministrit të Indisë, Narendra Modi në Bangladesh i cili feston 50-vjetorin e pavarësisë ka shkaktuar reagimin e popullatës.

Kryeministrja e Bangladeshit, Sheik Hasina ka pritur në aeroportin ndërkombëtar “Hazrat Shahjalal”, kryeministrin Modi i cili ka ardhur në kryeqytetin Dhaka në kuadër të një vizite zyrtare dy ditore.

Modi do të marrë pjesë në programin e zhvilluar për festimin e 50-vjetorit të pavarësisë së Bangladeshit dhe përkujtimin e 100-vjetorit të lindjes së themeluesit të vendit, Sheikh Mujibur Rahman njëherësh babai i kryeministres Sheik Hasina. Gjithashtu pritet që Modi të vizitojë edhe dy tempuj indianë.

Në një deklaratë në Twitter lidhur me vizitën e tij, Modi tha marrëdhëniet mes dy vendeve janë jetike. “Në udhëheqjen dinamike të Hasina do të mbështesim përpjekjet për zhvillimin e Bangladeshit”, tha ai.

Protesta kundër vizitë së Modit

Muslimanët e Bangladeshit kanë reaguar ndaj vizitës së Modit duke protestuar për shkak të pretendimeve se gjatë periudhës në detyrën e kryeministrit në vitin 2002 në rajonin Gujarat të Indisë ai ka nxitur konfliktet mes myslimanëve dhe indianëve.

Protestat e zhvilluara kundër vizitës së Modit në javët e fundit kanë vazhduar edhe dje. Në protestën ku morën pjesë rreth 2.000 persona, policia ndërhyri me plumba plastikë. Në protestë u plagosën 40 persona dhe u arrestuan 33 të tjerë.

Në protestën ku kryeministri indian u cilësua si “Kasapi i Gujarat” u kërkua që Modi të kthehet në vendin e tij.

Po ashtu reagime ka pasur edhe ndaj kryeministres Hasina e cila ka ftuar homologun e saj indian pa zgjidhjen e problemeve mes dy vendeve.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *