Vizita e lamtumirës e Angela Merkel në Turqi

21:46 16/10/2021

Angela Merkel i dha lamtumirë pas 16 vitesh me një vizitë në Stamboll presidentit Rexhep Tajip Erdogan.

Nuk munguan batutat kur kreu i shtetit turk i kujtoi kancelares në largim vështirësitë e qeverisjes së Gjermanisë me koalicion.

Erdogan: Kur je ne pushtet me koalicion eshte e veshtire qe te qeverisesh dhe te marresh vendime. Kjo na ka penguar disi edhe ne ne Turqi, e patem kete problem deri ne momentin kur kaluam ne republike presidenciale.

Merkel: Mos keqkuptoni sikur unë jam e pakënaqur me koalicionet. Kam punuar shumë mirë me partnerët e kualicionit. Ne në Gjermani nuk e duam sistemin presidencial por megjithatë bashkëpunojmë me Turqinë.

Erdogan: Por je ankuar disa here tek unë.

Merkel: Është e vërtetë, por kjo është jeta, që megjithatë është e bukur.

Erdogan: Edhe nipi kështu me thotë mua. Nuk ke çfarë bën gjysh, kështu është jeta.

Kancelarja Merkel apeloi që mosmarrëveshjet me Greqinë që të tejkalohen. Merkel shpreson se Turqia do të marrë nga BE shumë shpejt edhe pjesën tjetër të 3 milion eurove shtesë për 3.7 milion refugjatet që strehon. Merkel është bashkë-arkitekte e paktit të emigrantëve mes Turqisë dhe BE-së ku Ankaraja ka marrë fillimisht 3 miliardë Euro mbështetje financiare për sirianët. Erdoğan ka theksuar vazhdimisht se vendi i tij nuk do të pranojë refugjatë të tjerë, nga Afganistani.

Presidenti ERDOGAN tha se po përpiqet që t’u plotësojë kushtet më të mira të jetesës refugjateve siriane edhe pse mbajtja e tyre kaq gjate ka shpenzime. Ne nuk zgjodhëm të tregoheshim mizore si Greqia iu drejtua kancelares kreu i shtetit turk.

Të dy vendet gjithashtu ndajnë lidhje të thella kulturore për shkak të pranisë së rreth 5 milion njerëzve me origjinë nga Turqia në Gjermani. Sipas Erdogan anëtarët e diasporës turke duhet të ndihen plotësisht si në shtëpinë e tyre në Evropë racizmi, islamizmi, ksenofobia dhe diskriminimi fatkeqësisht vijojnë që fatkeqësisht të jenë problemet kryesore me të cilat përballen turqit në Evropë. Sipas tij është me rëndësi të merren masa efektive kundër të gjithë autorëve që përfshihen në sulme, fyerje, kundër racizmit kulturor,

Turqia është ndër destinacionet kryesore turistike të gjermanëve.

Marrëdhëniet mes Turqisë dhe Gjermanisë kanë qenë të trazuara vitet e fundit. Në veçanti në vitin 2017, burgosja e disa qytetarëve gjermanë dhe anëtarëve të opozitës turke i tendosi marrëdhëniet mes Berlinit dhe Ankarasë. Erdogan e sulmoi asokohe personalisht kancelaren me krahasime naziste.

Të martën, një gjerman me origjinë kurde u dënua me më shumë se dy vjet burg në Turqi për propagandë terroriste me postimet kritike në mediat sociale.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *