Vizita e presidentes së BE në Ukrainë

13:30 02/04/2022

Roberta Metsola u shpreh se BE do të ofrojë më shumë ndihma për ukrainën

Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, e cila u takua me Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelenski në kuadër të vizitës së saj të papritur në Kiev u zotua se Bashkimi Evropian do të rrisë ndihmën  për Ukrainën.

Nëse ju fitoni, bota fiton”, ju drejtua ajo me këto fjalë presidentit Volodymyr Zelenksy. “Ju jeni ne dhe ne jemi ju. Por në të njëjtën kohë, ju po luftoni edhe luftën tonë, po luftoni për parimet themelore që ky kontinent i ka mbrojtur për kaq shumë shekuj”, shtoi më tej ajo .

Në një deklaratë pas takimit me kryetarin e parlamentit të Ukrainës, Ruslan Stefancuk, ajo tha se BE-ja do të ndihmojë në rindërtimin e qyteteve pas përfundimit të luftës .

Ajo shtoi se ndihmat humanitare dhe ushtarake të BE-së për Ukrainën do të shtohen dhe tha  blloku “do të kujdeset për familjet  që janë  të detyruara të largohen”.

Politikania malteze është zyrtarja e parë e lartë e BE-së që viziton Ukrainën pas  sulmit nga Rusia. Presidentja e Parlamentit Evropian i tha  Zelenskit se asambleja mbështet aspiratat e vendit për të filluar procesin e anëtarësimit në BE.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.