Kryeministri Edi Rama ka ndarë një foto në rrjetet sociale ku shfaqet në krah të presidentit turk Recep Tayip Erdogan.
Rama po zhvillon një vizitë zyrtare në Ankara, ndërkohë që kryeministria nuk ka njoftuar në lidhje me qëllimet e kësaj vizite.
Kjo është vizita e parë e Ramës në Turqi që pas mbylljes së kolegjit turk Mehmet Akif në vendin tonë.
Përfaqësues të këtij institucioni kanë pretenduar se vendimi i qeverisë ka ardhur me kërkesë të presidentit turk Erdogan, duke qenë se kolegji në fjalë është pjesë e investimeve të lëvizjes gylene.
© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al