VIZITA NË MAQEDONI/ Presidenti Meta takim me politikanë vendas: Biseduam për marrëdhëniet mes dy vendeve








Presidenti Ilir Meta gjatë vizitës së tij zyrtare në Maqedoni ka takuar përfaqësues të ndryshëm të politikës në vend.

ilirmeta

Gjatë qëndrimit të tij, ai është takuar me kryetarin e ri të komunës së Tetovës Bilall Kasami, njëherazi kryetar i Lëvizjes “Besa”.

Kreu i Shtetit shqiptar ka postuar në rrjete sociale nga takimi me Kasamin teksa i ka uruar për marrjen e detyrës së re.

“Kënaqësi të takoja Kryetarin e ri të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, njëherazi kryetar i Lëvizjes ‘Besa’. I urova përzemërsisht suksese për përmbushjen e detyrës shumë të rëndësishme, në interes të prosperitetit të të gjithë qytetarëve dhe zhvillimit të qëndrueshëm të Tetovës” – shkruan Meta.

Më herët, Presidenti Meta ka takuar dhe kryetarin e Aleanës për Shqiptarët, Ziadin Sela. Meta bën të ditur se ka folur për situatën politike mes dy vendeve tona dhe ecurinë e proceseve integruese.

“Me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela pata një bisedë të ngrohtë për situatën politike në vendet tona, ecurinë e proceseve integruese dhe zhvillimet në rajon. Vlerësuam se duhet të bëjmë çdo përpjekje për të mos lejuar shpopullimin e trevave shqiptare nga të rinjtë, që meritojnë të gjitha mundësitë dhe hapësirat për të ndërtuar të ardhmen e sigurt europiane në vendet e tyre” – shkruan Meta.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.