Vizita në SHBA/ Sekretari Blinken shpërndan foto nga takimi me kryeministrin Rama: Mezi presim bashkëpunimin në 100 vitet e ardhshme








Sekretari i Shtetit amerikan, Antony Blinken ka komentuar takimin me kryeministrin Edi Rama një ditë më parë në Uashington.

antonyblinken-edirama

Blinken ka shpërndarë në rrjetin e tij social Twitter disa foto nga takimi me kreun e qeverisë shqiptare.

Ai thotë se janë bërë tashmë 100 vite nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA-së teksa pret që të vijojnë edhe për 100 vite të tjera.

“Ishte kënaqësi të prisja kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën dhe të festoj 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes vendeve tona. Mezi presim 100 vitet e ardhshme” – shkruan në Twitter Blinken.

LEXONI EDHE: “Do të bëjmë çmos ta meritojë këtë miqësi!”- DASH zbardh bisedën Blinken-Rama. Sekretari amerikan: Do më mbetet gjatë në kujtim, që në fillim të verës ju ishit i pari që…

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.