“Vjedhja me inceneratorët nuk po ndalet”, Vasili thirrje sërish SPAK-ut: Të veprohet me shpejtësi!

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka komentuar sërish çështjen e inceneratorëve, ku u shpreh se vjedhja nëpërmjet tyre nuk po ndalet.

Në një postim në Facebook, Vasili shkruan se afera e inceneratorëve është kthyer në një gropë septike korrupsioni, teksa shton se kryeministri Edi Rama me bandën e tij firmosin dhe prodhojnë dëme të reja të përditshme financiare.

Sakaq ai i bën thirrje SPAK-ut të veprojë me shumë shpejtësi.

Postimi i plotë:

Vjedhja me inceneratoret vazhdon dhe nuk eshte ndalur!!!

Zvarritja me qellim e drejtesise lejon mafien qeveritare te inceneratoreve qe te firmose dhe vjedhë akoma qindra miliona euro!

Afera e inceneratoreve eshte tashme nje grope septike korrupsioni, qe qelb gjithmone e me shume ere.

Zvarritja e qellimshme e drejtesise perkundrejt veprimeve te shpejta e te menjehershme po thellon ne ne menyre skandaloze demin ekonomik dhe shteteror.

Rama me te gjithe banden e inceneratoreve jane neper karrige, firmosin dhe prodhojne deme te reja te perditshme financiare.

Bashkite vazhdojne te paguajne dhjetra milione euro nga buxhetet e tyre te varfra bandes se inceneratoreve.

Shperdorimi financiar i tmerrshem me inceneratoret vazhdon çdo çast.

Mafiozet ne saje te qeverise se inkriminuar koke e kembe vazhdojne te marrin miliona euro çdo dite ndonese dokumentet qe provojne vjedhjen jane sheshit.

Nderkohe oktapodi i incdneratoreve, qe shtrihet ne shume drejtime vazhdon dhe perfiton miliona euro nga tenderat, koncesionet ne ujesjellsa, energjitike, infrastrukture, bujqesi, etj.

Kjo zvarritje me regji ben qe shqiptaret te paguajne dhe te vidhen per plehra qe nuk trajtohen dhe per incenerator, qe nuk ekziston.

Çdo dite zvarritjeje me qellim nga ana drejtesise eshte transfuzion parash ne damarët e mafies qeveritare dhe prestanomeve te saj.

Çdo dite miliona euro te inceneratoreve zhduken ne lloj lloj llogarish te fshehta, ne off shore dhe xhepa ministrash.

Qeveria qe prish lloj lloj kontratash dhe perfundon ne arbitrazh vetem kontraten e inceneratoreve nuk e prish megjithse faktet ulerasin sepse eshte peng i saj.

Zvarritja po i shkakton nje dem te tmerrshem funksionimit te Shtetit, sepse ka tronditur çdo siguri, qe lidhet me funksionimin e qeverisjes.

Kryeministri dhe qeveritaret e perfshire ne kete afere dhe qe qendrojne ne karrige jane prova se ne Shqiperi qeveris antiligji dhe mafia dhe jo qeverisja qe funksionon me ligj dhe lufton mafien.

Çdo qytetar eshte me i kercenuar se kurre nga nje qeverisje e tille, e cila eshte kapur per fyti nga mafia dhe trafikantet.

Asnje qytetar nuk mund te kete garanci per mbrojtjen e te drejtave, te prones dhe te lirive te tij kur qeveria dhe mafia jane bere njesh.

Ndaj SPAK duhet te veproje me shume shpejtesi sepse mosveprimi me pasoja kaq katastrofike rendon shume edhe mbi te duke e bere bashkepergjegjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts